LAJMI I FUNDIT:

Vitaliy Mykolenko i Evertonit fillon një sulm të ashpër ndaj kapitenit të Rusisë, Artem Dzyuba: Do të mbylleni në birucë

Vitaliy Mykolenko i Evertonit fillon një sulm të ashpër ndaj kapitenit të Rusisë, Artem Dzyuba: Do të mbylleni në birucë

Mbrojtësi i Evertonit, Vitaliy Mykolenko, ka nisur një sulm të ashpër ndaj kombëtares ruse për heshtje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Rusia nisi një sulm ushtarak në shkallë të plotë ndaj Ukrainës fqinje të enjten e javës së kaluar, me beteja të ashpra që po zhvillohen në qytete në të gjithë vendin.


Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se qëllimi i operacionit ushtarak është “denazifikimi” i Ukrainës, një justifikim i cili është hedhur poshtë nga qeveria ukrainase dhe aleatët e saj perëndimorë.

Boksieri rus Alexander Povetkin mbështet publikisht pushtimin e Ukrainës: Lufta kundër nazizmit
Lexo po ashtu Boksieri rus Alexander Povetkin mbështet publikisht pushtimin e Ukrainës: Lufta kundër nazizmit

Liga Premier tregoi mbështetjen e saj për Ukrainën fundjavën e kaluar, ku reprezentuesit ukrainas Mykolenko dhe mbrojtësi i Manchester City, Oleksandr Zinchenko, ndanë një përqafim të fuqishëm në Goodison Park përpara ndeshjes së Evertonit kundër liderëve të ligës.

Mykolenko, i cili iu bashkua Evertonit nga Dynamo Kyiv në merkaton e janarit, tani ka nisur një sulm të ashpër ndaj futbollistëve ndërkombëtarë të Rusisë.

Daily Mail pretendon se 22-vjeçari ka sulmuar kapitenin rus Artem Dzyuba në një postim në Instagram, ku shkruhej: “Ndërsa ju qëndroni të heshtur së bashku me shokët tuaj të futbollit, civilë paqësorë po vriten në Ukrainë”.

Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli
Lexo po ashtu Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli

“Do të mbylleni në birucë për pjesën tjetër të jetës tuaj dhe më e rëndësishmja për jetën e fëmijëve tuaj. Dhe unë jam i kënaqur”.

Komentet e Mykolenkos vijnë disa ditë pasi Zinchenko postoi një foto të Putinit në historinë e tij në Instagram , së bashku me titullin: “Shpresoj të vdesësh në mënyrën më e dhimbshme, kafshë”.

Kombëtarja e Rusisë dhe klubet vendase tani janë pezulluar nga të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori