LAJMI I FUNDIT:

Villa Gaming organizon turneun në video-lojën FIFA “Take on a Pro”

Villa Gaming organizon turneun në video-lojën FIFA “Take on a Pro”

Villa Gaming po i jep një lojtari me fat mundësinë për të testuar aftësitë e tij kundër një lojtari profesionist të FIFA-s këtë javë.

Take on a Pro është një turne i organizuar nga klubi i eSports i ekipit të futbollit Aston Villa.


Fituesi i turneut ‘Take on a Pro’ FIFA 22 do të përballet me lojtarin profesionist Kyle Rowley, i cili përfaqëson Aston Villan në finalet e ePremier League këtë fundjavë.

Rowley gjithashtu do t’i japë lojtarit me fat disa stërvitje dhe këshilla sa i përket lojës.

Për ta bërë turneun edhe më tërheqës, fituesi do të shpërblehet edhe me 12.000 pikë FIFA.

Gara zhvillohet në PlayStation dhe do të luhet duke përdorur video-lojën FIFA 22 Ultimate Team.

Aksioni fillon në orën 20:00 të së enjtes, më 24 mars, me hyrjet që duhet të bëjnë check-in nga një orë më parë.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë mund të regjistrohen këtu.

/Telegrafi/