LAJMI I FUNDIT:

Vildane Zeneli: Kam bërë 30 herë testin për COVID-19, jam hipokondriake

Vildane Zeneli: Kam bërë 30 herë testin për COVID-19, jam hipokondriake
Foto: Vildane Zeneli/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, arrin gjithmonë të marrë vëmendjen me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u ka treguar ndjekësve të saj në lidhje me testimet që ka kryer për virusin COVID-19.


Në një fotografi të aparatit testues të publikuar në InstaStory, Vildania shkruan se nga frika ka realizuar plot 30 teste.

Foto: Vildane Zeneli/InstaStory

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po, jam hipokondriake! Kush ishte pranë meje së fundmi është mirë”, ka shkruar modelja në InstaStory.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Me termin ‘hipokondriak’, Vildane Zeneli i referohet një personi i cili anormalisht shqetësohet për shëndetin e tij.

Mesa duket frika nga infektimi potencial me virusin më të përhapur në botë këtë vit, e ka detyruar modelen e njohur shqiptare që të ndërmarrë hapa të tillë të testimit të shpeshtë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

8th 🖤

A post shared by Vildãné (@vildanezeneli) on Oct 8, 2020 at 2:42pm PDT