LAJMI I FUNDIT:

Vijon rritja e Bitcoinit përtej 8,200 dollarëve

Vijon rritja e Bitcoinit përtej 8,200 dollarëve

Aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 8,283.88 dollarë për të prekur nivelin më të lartë të dy muajve të fundit.

Kjo rritje besohet se ka ardhur si rezultat i raportimeve pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përflitet për krijimin e hapësirave për kriptovalutën më popullore në botë.


Vazhdon të rritet çmimi i Bitcoinit, kalon vlerën 8,000 dollarë
Lexo po ashtu Vazhdon të rritet çmimi i Bitcoinit, kalon vlerën 8,000 dollarë

Të martën Bitcoin brenda 24-orëve u rrit më 6.33 për qind duke kaluar kufirin e 8 mijë dollarëve dhe tani duket se nuk do të ndalet, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë për nga vëllimi i tregut, u rrit së bashku me Bitcoin. Kështu që rritja prej 4.79 për qind e dërgoi atë në vlerën prej 475.24 dollarësh.

Rritje kanë pasur dhe kriptovalutat e tjera, ku EOS brenda 24-orëve u rrit me 7.12 për qind. /Telegrafi/