LAJMI I FUNDIT:

Viets: Mjedisi biznesor është i vështirë dhe nuk ka garanci për investime

Viets: Mjedisi biznesor është i vështirë dhe nuk ka garanci për investime

Diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kështu u tha në konferencën “Diaspora-investimet dhe punësimi” që po mbahet në Prishtinë. Vendi ynë për çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga mërgata dhe sipas folësve në këtë konferencë këto mjete duhet edhe të kanalizohen në investime në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Samir Krasniqi ka ftuar investitorët nga diaspora ta shfrytëzojnë potencialin e vendit, duke sjell edhe partnerët e tyre afarist të investojnë në Kosovë. Sipas tij, Kosova ka nevojë për investime, dhe ka nevojë për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.


“Ju ftoj juve që keni ardhur nga Gjermania, Austria dhe Zvicra të na bashkëngjiteni në tregun e Kosovës, të shfrytëzoni potencialet e vendit dhe të investoni. Në të njëjtën kohë ju ftoi që të sjellin partnerët tuaj afarist të investojnë në Kosovë. Kosova ka nevojë për investime, Kosova ka nevojë për nja zhvillim më të hovshëm ekonomik”, tha Krasniqi.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami theksoi se diaspora ka dhënë kontribut në të gjitha kohërat në historinë e hershme dhe të vonshme dhe të tanishme të Kosovës dhe ka vullnetin që ta ndihmojë ende.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës ka punuar me vendosmëri këto ditë prej marrjes së mandatit në zbatimin e reformave strukturore, të cilat burojnë nga programi qeveritar dhe në fokus ka krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm të investimeve, të cilat do të inkurajojnë rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Ne në këtë kuadër jemi plotësisht të vetëdijesohem për rolin që ka diaspora dhe pikërisht për këtë sot këtu në emër të kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës, zotohemi që për çfarëdo problemi apo sfide që ju mund ta keni mund të trokisni në të gjitha dyert e ministrive tona përkatëse në mënyrë që ne së bashku t’i ballafaqojmë këto sfida dhe vendin ynë të mos mbetet peng i individëve të cilët nuk e dëshirojnë zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë., mirëpo kujdesen me shumë për xhepat e tyre”, tha ministrja Bajrami.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets çmoi lart kontributin e diasporës për Kosovën e cila tha me të hyrat vjetore nga diaspora nga 600 deri 700 milionë euro ka rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës, por ajo kërkoi vëmendje më të shtuara që këto mjete nga mërgata të investohen dhe të krijohen vende të reja të punës.

Viets theksoi se pjesë e problemi është se ekonomia e Kosovës varet nga konsumi e jo nga investimet. Mjedisi biznesor është i vështirë dhe nuk ka garanci për investime. Sipas saj, më shumë se gjysma e fuqisë punëtore është jo aktive dhe Kosova po dështon të gjenerojë punësime të reja
“Rritja ekonomike në dy -tri vitet e ardhme do të jetë diku 4 për qind sipas vlerësimit të FMN-së. Pjesë e problemit është se ekonomia e Kosovës varet nga konsumi e jo nga investimet. Mjedisi biznesor është i vështirë dhe nuk ka garancinë për investime. Më shumë se gjysma e fuqisë punëtore është jo aktive dhe Kosova po dështon të gjenerojë punësime të reja”, tha ambasadorja Viets. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori