LAJMI I FUNDIT:

Videoja e vogëlushes që ushqen kafshën do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri

Videoja e vogëlushes që ushqen kafshën do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri

Skenat nga përrallat e Disney ndonjëherë ndodhin në realitet.

Së fundmi në rrjetet sociale është përhapur një video në të cilën një vajzë, e ulur në natyrë, ushqen një drenushë të vogël, me një ujëvarë që gufon pas tyre.


Videoja është publikuar në Twitter me mesazhin se është “si nga një përrallë e Disney-t” dhe për pak ditë ka mbledhur 1.4 milion shikime.

“Vajza e vogël na tregon se si duhet të duket njerëzimi. Ne duhet të mbrojmë natyrën dhe atë që ajo na jep”, shkroi një përdorues në Twitter, ndërsa një tjetër shtoi se videoja ishte “e bukur dhe relaksuese”. /Telegrafi/