LAJMI I FUNDIT:

Videoja e cila tregon fjalët që Ronaldo ia tha Pepes në ndeshjen Juve-Porto

Videoja e cila tregon fjalët që Ronaldo ia tha Pepes në ndeshjen Juve-Porto
(Foto: Screenshot/Twitter/Instagram)

Një video e publikuar në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në Instagram, tregon se çfarë i tha Cristiano Ronaldo bashkëkombësit të tij, Pepe, në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Portos.

Zonja e Vjetër kishte humbur me rezultat 2-1 në sfidën e parë në Stadio do Dragao dhe përkundër fitores prej 3-2 në Torino, u eliminua nga gara prestigjioze.


Dikur bashkëlojtarë te Real Madridi dhe pjesë e përfaqësueses së Portugalisë, Ronaldo dhe Pepe kishin vëmendjen kryesore të mediave sportive në këtë përballje.

(Foto: Twitter/The CR7 Timeline)

Kësaj radhe qendërmbrojtësi doli fitues përballë superyllit të futbollit, ndërsa në videon e mëposhtme janë publikuar fjalët që CR7 ia kishte thënë bashkëkombësit të tij pas një dueli brenda zonës në pjesën e parë.

“Luaj, unë do të fitoj. Dhe do të jetë me ty në fushë. Do të fitoj dhe do të jetë me prezencën tënde në fushë”, ishin fjalët drejtuar mbrojtësit.

Skuadra e Ronaldos vërtet fitoi, mirëpo u eliminua nga Liga e Kampionëve për shkak të më shumë golave të pranuar në terren vendas. /Telegrafi/