LAJMI I FUNDIT:

Vetura ikonë nga vitet 1960 AC Cobra – mund të “ringjallet” me një motor V8

Vetura ikonë nga vitet 1960 AC Cobra – mund të “ringjallet” me një motor V8
AC Cobra origjinale nga vitet 1960

AC Cobra, një nga makinat më ikonike dhe më të kopjuara – të performancës nga vitet 1960, pritet që të “ringjallet” në vitin 2023.

AC Cars firmë nga Mbretëria e Bashkuar, krijuesi i Cobra origjinale në partneritet me garuesin legjendë të makinave “muskulore” – dhe “babai” i modelit Ford GT40 – Carroll Shelby në SHBA, ka vendosur fotografi “teaser” dhe ka treguar planet për “ringjalljen” e saj në shekullit e 21-të.


Premtimi për një motor V8 me benzinë 490 kW, me ingranazhe manuale me gjashtë shpejtësi ose automatike me 10 shpejtësi, tregon për një lidhje të mundshme me një motor të modifikuar Ford, megjithëse kompania nuk ka zbuluar burimin e pjesëve mekanike të veturës, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Në fakt, AC Cars arriti kulmin e saj në vitet 1960, por ka prezantuar një sërë modelesh të përditësuara Cobra në vitet e fundit, duke përfshirë një me motorin 2.3-litërsh EcoBoost me katër cilindra nga Ford Mustang, dhe një tjetër model të fuqizuar nga një motor elektrik.

Firma britanike tani duket se po futet “all-in” me një “ringjallje” të një veture që tani quhet AC Cobra GT roadster, duke marrë një qasje të re me më shumë hapësirë në një kabinë me dy vende dhe një trup të përbërë nga karboni. Edhe pse ende nuk është testuar, shpejtësia nga 0 në 100 km/h është 3.6 sekonda.

Fotografitë tregojnë një makinë me një trup të lakuar Roadster shumë të ngjashëm me modelin Cobra të viteve 1960, si dhe rrathët e saj të dyfishtë të rrokullisjes në pjesën e pasme të kabinës.

AC Cars premton të zbulojë planet e detajuara për AC Cobra GT roadster në vitin 2023, atëherë kur edhe do të zbulohet prototipi i parë.

“Me një sërë opsionesh të frymëzuara nga trashëgimia e markës, si dhe një shërbim me porosi që krijon automjete unike, çdo pronar mund të vulos personalitetin e tij në Cobra-n e tij”, tha AC Cars në një deklaratë. /Telegrafi/

Drive

Drive

Drive