eksperti-banner

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ndërmjet një automjeti civil dhe një këmbësori.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit–i dyshuari mashkull kosovar duke mos përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës dhe kushteve në trafik godet këmbësorin mashkull kosovar të cilit i shkakton lëndime trupore.


Viktima pas tretmanit mjekësor në Pejë është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-së në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/