LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje reagon pas publikimit të mesazheve të deputetëve në Kuvend

Vetëvendosje reagon pas publikimit të mesazheve të deputetëve në Kuvend

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të mesazheve telefonike, në mes të deputetëve të PSD-së, Dardan Molliqajt e Frashër Krasniqit si dhe deputetëve të pozitës, Bilall Sherifin e Pal Lekajn kur po votohej buxheti.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se “dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre”.


Sqarohet Frashër Krasniqi për bisedat telefonike: Biseda me Dardanin për një person të tretë
Lexo po ashtu Sqarohet Frashër Krasniqi për bisedat telefonike: Biseda me Dardanin për një person të tretë

“Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje! Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Thonë që fundi e rikuptimson fillimin”, ka shkruar Haxhiu.

Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u tregonte se çka të flasin.

Komunikim interesant në telefon i Pal Lekajt e Bilall Sherifit me Dardan Molliqajn në seancën e Kuvendit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Komunikim interesant në telefon i Pal Lekajt e Bilall Sherifit me Dardan Molliqajn në seancën e Kuvendit (Foto/Video)

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, pas publikimit të disa bisedave, ka sqaruar se biseda tij me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush”./Telegrafi.