LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon ridraftimin e projektligjit për paga

Vetëvendosje kërkon ridraftimin e projektligjit për paga

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të dobët projektligjin për pagat i hartuar nga Qeveria. Sipas kësaj partie, ky projektligj nuk e rregullon kaosin i cili ekziston në sektorin e pagave tek nëpunësit publik.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria ka miratuar një projektligj që në asnjë mënyrë nuk i rregullon problemet në sferën e pagave në Kosovë.


Madje, sipas saj, shumë nene të këtij projektligji janë krejtësisht kontradiktore mes vete.

“Një nga problemet kryesore në sektorin publik është kaosi me pagat e të punësuarve, pabarazia në paga apo pozita ekuivalente jo transparenca gjatë klasifikimit të pozitave por edhe prezenca e diskriminimit në pozita të caktuara. Kjo pabarazi e cila është prezente sidomos në agjencitë e pavarura por edhe ndërmarrjet publike si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Të gjitha këto mangësi Qeveria ka synuar t’i mënjanoj përmes projektligjit për pagat një dokument që ka 11 faqe. Por në vend se të kemi një dokument profesional që do të trajtonte këto problem lidhur me kompensimin e të punësuarve në sektorin publik Qeveria ka draftuar një projektligj krejtësisht të pastrukturuar, paqartësi, gabime logjike dhe jo përmbajtjesore”, tha Nagavci.

Ajo theksoi se me këtë projektligj, Qeveria ka lënë që shumë çështje të zgjidhen përmes 15 udhëzimeve administrative që duhet të nxjerrën nga ministritë përkatëse.

Ndërsa, profesori Besnik Bislimi ka shpjeguar problemet që ka ky projektligj dhe nenet që duhet të ridraftohen sepse kanë shumë paqartësi.

Madje, sipas, tij, LVV mendon që duhet komplet projektligji të ridraftohet sepse nuk e rregullon sektorin e pagave në sektorin publik.

“Ne si VV mendojmë që ky projektligj ka nevojë për një ridraftim komplet në mënyrë që versioni final i tij të shmang të gjitha këto anomali. Me specifikisht do të kërkonim riformulim të shumë neneve. Shembull, neni 3, ka nevojë për konsolidim, aty përmendet parimi i barazisë dhe mos diskriminimit, që në fakt vërehet se është e njëjta gjë. Pastaj ka nevojë ndërhyrje të neni 4 për ta shmangur kontradiktën për të cilën foli Arbëria. Ka nevojë për ndërhyrje tek neni 8 i cili liston 4 lloje shtesash mbi pagën bazë, më vonë shihet se ka shumë shtesa tjera, kështu që mjafton të thuhet se paga e nëpunësit përveç pagës bazë ka edhe shtesa tjera por pa i listuar katër sosh. Ka nevojë të ndërhyhet në nenin 9, pasi ka disa paragrafë që do duhej të ishin nene të veçanta”, theksoi Bislimi.

E pyetur nëse Vetëvendosje do ta votojë këtë projektligj nëse del në këtë mënyrë për votim në seancë, ajo tha se nuk është mirë për vendin të miratohet i tillë siç është, duke mos saktësuar nëse do ta votojnë ose jo. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori