0Shares

Premierën e filmit më të ri të regjisorit danez, Lars von Trier, “The House That Jack Built” në Festivalin e Filmit të Kanës e kanë shikuar vetëm 100 filmdashës.

Trileri me Matt Dilon dhe Uma Thurman rrëfen rrugëtimin e një vrasësi serik që kryen krime për disa dekada.

Njerëzit të cilët kanë e parë krijimtarinë artistike para shfaqjes në Kanë, thanë se “filmi është plot skena me dhunë sadiste dhe brutalitetit”, ndërsa regjisori i festivalit, Thierry Frem tha se “filmi ka të bëjë me një tematikë kundërthënëse”, që është dashur të shfaqet jashtë programit të festivalit.

Thierry konsideron se duke e lënë audienca të shikojë personazhin kryesor duke shtënë në dy fëmijë të vegjël, ka pësuar kokë-dhimbje.

“Ky është filmi më i keq që kam parë ndonjëherë në kinema. Madje është më i keq se “Brown Hare”, pohoi shefi i revistës “Variety”, Ramin Setoodeh.

Regjisori Von Trier gjithashtu ka përfshirë regjistrimet arkivore nga kampet e përqendrimit.

Përkundër kësaj, pjesa tjetër e audiencës e përshëndeti me dhjetë minuta duartrokitje përfundimin e filmit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)