LAJMI I FUNDIT:

Veseli në radarin e Napolit

Veseli në radarin e Napolit
Frederic Veseli ndaj Renates në Kupën e Italisë (Getty Images)

Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare mund të luajë për Napolin.

Pas Elseid Hysajt që ka shkëlqyer në San Paolo prej transferimit në verën e vitit 2015, tashmë kryesuesit e Serisë A kanë hedhur sytë edhe nga Frederik Veseli.


Drejtuesit e klubit të kaltër po mendojnë për të ardhmen dhe ndjekin me kujdes lojtarët e Serisë B, që vlerësohen se kanë potencialin për t’u shndërruar në yje të ardhshëm të ekipit. Mes emrave të lakuar figuron edhe Veseli i Empolit.

Drejtori sportiv Giuntoli ka nisur bisedimet me homologët e skuadrës toskane, dujke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira që kanë dy klubet.

Kuqeziu është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Empoli, prej transferimit në vitin 2016. Në këtë sezon Veseli ka luajtur titullar në 19 nga 23 javët e Serisë B, me skuadrës që momentalisht pozicionohet në vendin e tretë dhe është në garë për tu kthyer në elitën e futbollit italian.

Te 25-vjeçari, me një të kaluar te Manchester City dhe Manchester United, vlerësohet fakti që përveç pozicionit në qendër të mbrojtjes, ai mund të luajë edhe në mesfushë.

Për momentin negociatat janë në fazën fillestare, por nuk përjashtohet që Napoli të finalizojë marrëveshjen në muajt në vazhdim, për ta pasur Veselin në dispozicion për sezonin e ardhshëm. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori