LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Dua të luaj në Serie A

Veseli: Dua të luaj në Serie A

Frederik Veseli ka luajtur 25 ndeshje titullar te Empoli në Serie B.

Mbrojtësi shqiptar ka spikatur këtë sezon te skuadra itsaliane, edhe pse verën e kaluar ishte në mëdyshje të fortë për t’u larguar pas rënies së ekipit në Serie B, siç rrëfen vetë në një intervistë ekskluzive në emisionin Zona Gol ne Supersport.


“Kam gjetur veten mirë pas vitit të kaluar, kur ramë në Serinë B. Nuk desha të qëndroja, por presidenti nuk më lejoi të largohesha dhe këtë vit dhashë maksimumin. Kemi pasur disa probleme në fillim me disa humbje, ndërruam trajnerin dhe më pas kemi bërë 18-19 ndeshje pa humbje. Për fat të keq jam i dëmtuar prej 4 javësh. Besoj se do të kthehem shpejt, por kontributin tim e kam dhënë dhe shpresoj të jap përsëri deri në fund të sezonit”.

Empoli kryeson klasifikimin i shkëputur me 9 pikë nga ndjekësit më të afërt dhe tani synimi i Veselit është të qëndrojë për të treguar vlerat në Serinë A vitin e ardhshëm.

“Qëllimi është të ngjitemi në Serinë A. Kemi 9 pikë më shumë se vendi i dytë, shpresoj të kemi mundësinë t’i fitojmë të gjithë ndeshjet se i kemi cilësitë. Nuk i dihet kurrë në futboll, varet edhe nga rivalët dhe presioni që ka nga Parma. Nëse shkojmë në Serinë A, do të kisha dëshirë të qëndroja, që të tregoja veten si protagonist në Serinë A, të luaj si titullar. Nëse tregoj cilësitë e mia, kam mundësinë pastaj të lëviz në një klub më të madh. Shpresoj që të jem këtu nëse vjen ofertë pastaj është në dorë të presidentit që vendos dhe është menaxheri që kujdeset. Unë përqendrohem në punën time dhe të shohim”.

4 javë i dëmtuar që kushtëzuan mungesën edhe në ndeshjen e fundit miqësore te Kombëtares me Norvegjinë, por lajme të mira për sa i përket rikuperimit jep vetë mbrojtësi.

“Bisedova me doktorin, më tha se normalisht kët javë do të kthehem me skuadrën. Objektivi është që të jem në dispozicion të skuadrës të dielën e ardhshme. Gjithsesi, nuk i dihet kurrë sesi shkojnë dëmtimet.”

Një opinion ndërkohë dhe për ndeshjen me Norvegjinë dhe komunikimin me Panuccin.

“Kam folur para ndeshjes me Panuçin për dëmtimin. Pas ndeshjes nuk kam folur, më erdhi shumë keq që humbëm. E pashë ndeshjen, por për trajnerin ishte për të parë disa lojtarë, për të provuar skema”.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori