LAJMI I FUNDIT:

Verstappen fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Verstappen fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Max Verstappen e ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, e që ishte një garë e nxehtë.

Derisa Charles Leclerc ishte duke e triumfuar garën deri në fund, vozitësi i Red Bullit e rrëmbeu çmimin.


Leclers u detyrua të tërhiqej nga gara, shkaku i disa problemeve me makinën.

Nga kjo pengesë e rivalit, Vertappen arriti të triumfonte dhe e mbylli garën i pari, duke u ngjitur edhe një herë në podium.

Por gjatë vozitjes – ai u ndihmua edhe nga shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, që e drejtonte atë saktë në pikat kaluese.

Verstappen e merr kryesimin në renditjen e ngasësve për herë të parë në vitin 2022, ndërsa në garën e Monacos javën tjetër shkon si lider, me gjashtë pikë më shumë se Leclerc.

George Russell i “Mercedesit” e mbylli garën i treti, ndërsa shtatë herë kampioni i Formula 1, Leëis Hamilton, përfundoi i pesti. /Telegrafi/