LAJMI I FUNDIT:

Vërshojnë talljet me Bale e Murinho në rrjetet sociale pas barazimit të Tottenhamit me West Hamin

Vërshojnë talljet me Bale e Murinho në rrjetet sociale pas barazimit të Tottenhamit me West Hamin
(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Tottenham Hotspur e lëshoi fitoren nga dora në ndeshjen kundër West Ham Unitedit në kuadër të Ligës Premier.

Spursat krijuan epërsi prej 3-0 në 16 minutat e para, ndërsa i pranuan tre gola nga minuta e 82-të e takimit për t’u kënaqur vetëm me një pikë.


Pranimi i golave të Tottenhamit koincidoi me inkuadrimin në lojë të Gareth Bale, i cili hyri në fushë në minutën e 72-të të takimit.

Turpërohet Tottenhami i Mourinhos: Shënuan tre gola për 16 minuta – pranuan tre sosh në mënyrë skandaloze ndaj West Hamit
Lexo po ashtu Turpërohet Tottenhami i Mourinhos: Shënuan tre gola për 16 minuta – pranuan tre sosh në mënyrë skandaloze ndaj West Hamit

Anësori uellsian u kthye me shumë bujë te klubi anglez këtë verë nga Real Madridi, ndërsa një përdorues i Twitter ka shkruar se Jose Mourinho nesër do të kërkojë kthimin e parave për 31-vjeçarin.

Një tjetër ka bërë një krahasim me atë që ndodhi gjatë ndeshjes para dhe pasi u inkuadrua në lojë Bale. Si edhe montazhe të tjera të shumta qesharake, disa prej të cilave jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/