LAJMI I FUNDIT:

Turpërohet Tottenhami i Mourinhos: Shënuan tre gola për 16 minuta – pranuan tre sosh në mënyrë skandaloze ndaj West Hamit

Turpërohet Tottenhami i Mourinhos: Shënuan tre gola për 16 minuta – pranuan tre sosh në mënyrë skandaloze ndaj West Hamit

Tottenham Hotspuri ka përjetuar ndoshta barazimin më turpërues në histori të ekzistimit të tyre si klub.

Spurs për vetëm 16 minuta në pjesën e parë, arritën të shënonin plotë tre gola, duke i bërë lojtarët e West Hamit të ndihen si të humbur në fushë.


Qysh në minutën e parë, Heung-Min Son shënoi golin e epërsisë me një asist të Harry Kanes.

Pas vetëm shtatë minutash, dyshja ndërruar pozicionet, për të realizuar golin e dytë të vendasve.

Kur kaluan edhe tetë minuta të tjerë, Kane shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim, me një asistim nga Sergio Reguilon.

Pjesa e parë përfundoi 3-0 për Tottenhamin.

Në 45 minutat e dytë, West Hami u paraqit me një fytyrë tjetër dhe duket se David Moyes u kishte thënë diçka tejet frymëzuese lojtarëve të tij.

Ishte minuta e 82-të kur Fabian Balbuena ngushtoi epërsinë e Spurs për 3-1, ndërsa tre minuta më vonë Davinson Sanchez shënoi auto-gol.

Për të përmbyllur këtë rikthim të çmendur të ‘Çekanëve’ u përkujdes Manuel Lanzini që shënoi në minutën e 90+4 për 3-3.

Jose Mourinho me gjasë do të jetë duke shpërthyer ndaj lojtarëve të tij, gjersa në anën tjetër, Moyes mund të jetë krenar për strategjinë që përdori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori