LAJMI I FUNDIT:

Reagon zyra e BE-së: Mbështesim fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit

Reagon zyra e BE-së: Mbështesim fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dalë me një deklaratë lidhur me vendimin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë për mos akreditimin e tri universiteteve publike, atij në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, dhe disa kolegjeve private.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Zyra e Bashkimit Evropian, ka shkruar se ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsim më cilësor.

Kjo zyrë thekson se BE mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit të Kosovës dhe se vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik.

Postimi i plotë:

Arsimi është një prioritet i BE-së për Kosovën. Përmirësimi i arsimit në Kosovë është absolutisht i domosdoshëm.

Lidhur me debatin mbi vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, kjo është deklarata jonë për media:

Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (SQC), ka marrë vendimin për t’ua tërhequr akreditimin tri universiteteve publike dhe katër kolegjeve private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin këtë vit akademik. Ne e kuptojmë se këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët që vijojnë studimet tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik.
Ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor. BE mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit të Kosovës. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik. Ajo që është me rëndësi është qëllimi i arritjes së një kualiteti më të mirë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Me shpresë se ky vendim do të hapë rrugën për këto universitete për të përmirësuar cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët.

BE-ja është angazhuar për shumë vite në një arsimim më cilësor dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori