LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja te Superliga, sot zhvillohen katër ndeshje

Vëmendja te Superliga, sot zhvillohen katër ndeshje

Java e katërt e Vala Superligës së Kosovës në futboll ka nisur të shtunën me dy ndeshje.

Gjilani ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen ndaj Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 2:0.


Në ndeshjen tjetër ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës, ka përfunduar baras 1:1.

Ndryshe, sot zhvillohen katër takimet tejet interesante.

Derbi i klubeve me më shumë tituj zhvillohet në Pejë
Lexo po ashtu Derbi i klubeve me më shumë tituj zhvillohet në Pejë

Kreyndeshja do të luhet në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë ku Besa e pret Prishtinën kurse Feronikeli në Drenas e sfidon Ferizajn.

Trepça ’89 takohet në Mitrovicë me Llapin derisa Liria në Prizren i bënë konak Dritës së Gjilanit. /Telegrafi/

Vala Superliga – Java 4

E shtunë

Gjilani – Drenica                                  2:0

Hajvalia  – Trepça                                1:1

E diel

Besa – Prishtina          SSK                 (15:00)

Liria – Drita                                        (15:00)

Trepça ’89 – Llapi                               (15:00)

Feronikeli – Ferizaj       SSK (ndeshja zhvillohet në orën 14.00)