LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Mon Balajt: Institucionet vendore nuk patën gatishmëri të kërkojnë llogari për vrasjen e Monit e Arbenit

Vëllai i Mon Balajt: Institucionet vendore nuk patën gatishmëri të kërkojnë llogari për vrasjen e Monit e Arbenit

Në 12-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, Lëvizja Vetëvendosje tha se në protestën e paralajmëruar si paqësore, Policia e UNMIK-ut e kishte shndërruar atë në gjakderdhje.

Familjarë të Monit dhe Arbenit, edhe sot e asaj dite kërkojnë drejtësi për ta, e sipas tyre institucionet nuk janë të gatshme që të kërkojnë llogari për këto vrasje.


Vëllai i Mon Balajt, Fahriu thotë se për këta 12 vjet, institucionet e vendit nuk shprehën gatishmërinë që të kërkojnë llogari për vrasjen e vëllait të tij.

“Nuk e kemi besuar që në një Kosovë të lirë mund të ketë vrasje politike. Kështu që e kemi përjetuar shumë rëndë, jemi të bindur si familja që Moni dhe Arbeni të dytë kanë qenë në një rrugë të drejtë, siç besojnë edhe sot që duhet që për çdo ditë e më shumë të punohet për vendin. Jemi të indinjuar me institucionet që asnjëherë nuk i llogaritën si qytetarë të vet, së paku të kërkojnë nga shteti rumun një llogaridhënie nga njësiti policorë, që tash më veç dihet është përkufizuar që aktin kriminel e kanë kryer njësitë speciale të policisë rumune që kanë qenë atëherë në UNMIK”, tha ai.

E për këtë ngjarje Balaj tha se UNMIK-u  as që ka dashur të dëgjojë më. Ndërsa, ka përmendur që këta të fundit kanë dashur kompensim, për të cilën tha se si familja janë ndjerë të nënçmuar, pasi si familje asnjëherë, siç thotë ai, nuk kanë kërkuar kompensim.

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje  bëri homazhe te pllaka përkujtimore për aktivistët e vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 12-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca,  tha se edhe pas kaq shumë viteve, nuk pati drejtësi për Monin e Arbenin.

Ai ka folur edhe për 10 shkurtin e atij viti, ku tha se nga një protestë paqësore, policia e UNMIK-ut e shndërroi në gjakderdhje.

“Ne e kishim paralajmëruar një protestë paqësore, të cilën e shndërroi në gjakderdhje ndërhyrja e dhunshme e policëve të UNMIK-ut. Ata e kishin mbyllur rrugën dhe në momentin që masat e protestuesve synoi që të shkonte në drejtim të rrugës që ishte paralajmëruar, policët e UNMIK-ut filluan të qëllojnë me pushkë të gjata në drejtim të trupave të protestuesve të paarmatosur dhe paqësor. Si pasojë e kësaj e gjetën vdekjen Arben Xheladini dhe Mon Balaj”, tha Konjufca.

Ai tha se sot janë mbledhur që të kujtojnë Monin dhe Arbenin, për të cilët nuk u vu drejtësia asnjëherë. Të dy këta tha se janë heronj të pasluftës, të cilët ranë për liri.

Ndryshe, 12 vjet më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa Policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe mbi 80-të të plagosur, raporton KP/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori