Masakra që tronditi Shkodrën sërish sot (30 tetor 2024) ka nxjerrë në skenë sërish një emër të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për familjen Lici. Hamza Lici mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në rreth-rrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili u arrestua në 15 shkurt të këtij viti në Turqi, por gati 1 muaj më vonë u lirua nga qelia.
Ibrahim Lici kërkohet nga drejtësia pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ngjarje për të cilën ka mohuar çdo akuzë, shkruan A2.
Përplasja mes familjes së tij dhe familje Bajri ekspozohet në dosjen dosjen “Metamorfoza” ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e Ibrahim Licit në varrimin e Indrit Rrajës, përcjell A2.
Në një nga komunikimet e aplikacionit Sky, që ndodhen tashmë në duart e SPAK, Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen
Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Më herët ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme, transmeton A2.
Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, raporton A2.
Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.
Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali./A2CNN.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistria e Arsimit del me sqarim pas debatit për doracakun e edukimit seksual
Rama i ulet në gjunjë kryeministres Giorgia Meloni në Samitin për Klimën në Baku
Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e fundit
Debate për doracakun e edukimit seksual, Qehaja: Nuk është lëndë e veçantë, kurrikula u rishikua në vitin 2016
11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK
Prokuroria në Ferizaj: Dyshohet se sulmi me thikë u krye për shkak të përkatësisë etnike të katër viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit