LAJMI I FUNDIT:

Veliu flet për karriget e grushtet në LDK

Veliu flet për karriget e grushtet në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka akuzuar pushtetin aktual dhe partitë politike se kanë bërë përpjekje që incidentet dhe disa pakënaqësi në nëndegët e këtij subjekt politik t’i shfrytëzojnë për qëllime politike, gjë që nuk kanë arritur.

Veliu në Kuvendin e LDK-së në Lipjan, tha se zgjedhjet janë në fund.


“Zgjedhjet janë krejt në fund, mund ta japim një notë kaluese për gjithë procesin, me përjashtim pak incidente që kanë ndodhë nëpër disa nëndegë, që edhe mund t’i arsyetojmë, sepse të mbash zgjedhje në një situatë të tillë, në një frymë të tillë, në mbi 1 mijë e sa nëndegë të LDK-së, dhe me një numër kaq të vogël të incidente, është për tu vlerësuar.

Është një fat i mirë që edhe ato incidente që kanë ndodhur ne si kryesi, bashkë me kryesitë e degëve i kemi menaxhuar dhe besoj që fundi i procesit të zgjedhjeve të LDK-së do të jetë një fund i suksesshëm. Edhe pse edhe pushteti aktual edhe partitë politike bënë përpjekje që këto incidente të vogla, disa pakënaqësi nëpër disa nëndegë t’i shfrytëzojnë për qëllime politike, nuk e arritën”, tha Veliu.

Dyshime se incidentet i ka prodhuar tjetër kush pati edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Sot pak më e veçanta ime bashkë me ju është që i kemi dy miq, dy veprimtarë, dy njerëz që kanë peshë në sferën politike, të dy kandidatët e një dege që sot i kemi bashkë dhe në shenjë respekti të ndërsjellë, për kundër të një incidenti momental i prodhuar sipas te gjitha gjasave nga të tjerët janë bashkë me ne kryetari aktual i degës së trete në Prishtine zotëri Borovci dhe zotëri Abrashi”, tha ai.

Për gjendjen aktuale në LDK dhe incidentet e ndodhura, Arban Abrashi, i ka thënë KosovaPress-it se ka pas incidente të izoluara dhe në përqindje tejet të vogël, por që kanë marrë publicitet të madh.

Ai tha se fillimi i shtatorit është koha ideale për dërgimin e mocionit për votim në Kuvendin e Kosovës.

Abrashi shpreson që edhe të tjerët do t’i bashkohen mocionit, meqë sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen sivjet.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori