LAJMI I FUNDIT:

Vela i përgjigjet Hotit: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Shtëpia e Bardhë por nga politikanë të papërgjegjshëm si ju

Vela i përgjigjet Hotit: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Shtëpia e Bardhë por nga politikanë të papërgjegjshëm si ju

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me reagimin e tij nga presidentes, Vjosa Osmani për marrëveshjen e Washingtonit.

Reklama

Vela përmes Twitter-it, tha se rendi kushtetues i Kosovës nuk është cenuar nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë por, “nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti”.

“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkruan Vela në Twitter.

Vela tutje thotë se “Derisa ai ia ka fikur dritat politikës së jashtme, Presidentja e ka kthyer në binarë atë duke e forcuar aleancën me SHBA-të”.


“E gjithë kjo është arritur pa bërë kompromis me kapësit e shtetit dhe pa shtyrë përpara ide të dëmshme për vendin. Raportet me SHBA-të nuk shtyhen përpara nga politikanë të tillë të papërgjegjshëm dhe të paditur, por nga përfaqësues që mbrojnë aleancat tona dhe interesat e shtetit të Kosovës njëkohësisht”, shkruan Vela.

​Hoti i reagon Osmanit për marrëveshjen e Washingtonit: Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Shtëpia e Bardhë?
Lexo po ashtu ​Hoti i reagon Osmanit për marrëveshjen e Washingtonit: Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Shtëpia e Bardhë?

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani lidhur me atë se me pranimin e moratoriumit në Washington është cenuar rendin kushtetues të Kosovës.

Osmani: Kosova, projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane
Lexo po ashtu Osmani: Kosova, projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane

Hoti thotë se vetëm politikanë të llojit të caktuar e me orientime joperëndimore mund të mendojnë dhe thonë diçka të tillë.


“Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?! Vetëm politikanë të llojit të caktuar, me orientime joperëndimore, mund të mendojnë dhe thonë gjëra të tilla”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Siguri
Senatori amerikan, Chris Murphy del me një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Senatori amerikan, Chris Murphy del me një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Lajme
Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Lajme
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja

Lajme
MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

Lajme
Analistët: Pajtim i heshtur për zgjedhje të reja në veri

Analistët: Pajtim i heshtur për zgjedhje të reja në veri

Lajme
Kalo në kategori