LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi udhëheq sulmin në formacionin e sezonit të Ligës së Kombeve, sipas SofaScore

Vedat Muriqi udhëheq sulmin në formacionin e sezonit të Ligës së Kombeve, sipas SofaScore

Faqja e njohur e statistikave Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2022/24 në Ligën e Kombeve, e cila u mbyll para disa ditësh.

Sezoni i Ligës së Kombeve përfundoi me 18 qershor, ku Spanja triumfoi ndaj Kroacisë falë fitores në penallti me rezultat 5-4.


Megjithatë, pjesë e formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Ligën e Kombeve gjendet vetëm një spanjoll dhe asnjë kroat. Portieri Unai Simon është i vetmi pjesë e formacionin me një notë mesatare prej 7.22.

Spanja fiton dramën e penalltive dhe mposht Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve
Lexo po ashtu Spanja fiton dramën e penalltive dhe mposht Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve

Por, ajo që bie në sy është prezenca e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit, i vetëm në majën e sulmit të formacionin më të mirë nga Sofascore.

Muriqi është i dyti me notën më të lartë në formacion , duke pasur mesatare prej 7.90, ndërsa para tij ishte vetëm Kvicha Kvaratskhelia me notë mesatare prej 7.95.

Si sulmuesi i Kosovës, ashtu edhe ylli gjeorgjian patën nga 5 gola dhe 3 asistime, duke qenë më produktivët gjatë këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Pjesë e formacionit ishin edhe emra si Kostas Mavropanos, Nathan Collins, Igor Armas, Joshua Kimmich, Pierre Hojbjerg, Roberts Savalnieks, Anastasios Bakasetas dhe John McGinn.

Ndryshe, Kosova në sezonin e fundit ishte pjesë e Grupi 2 të Ligës C, ku përfundoi e dyta me 9 pikë, gjashtë më pak se Greqia e para dhe katër më shumë se Irlanda e Veriut e treta dhe Qipro e katërta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori