LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi tregon arsyen pse festoi golin me nderime ushtarake: Futbolli dhe golat në këtë ditë nuk kanë vlerë

Vedat Muriqi tregon arsyen pse festoi golin me nderime ushtarake: Futbolli dhe golat në këtë ditë nuk kanë vlerë

Vedat Muriqi ka arritur të shënoj gol në barazimin Fenerbahces 2-2 në udhëtim te Antalyaspor.

Por ajo që ra në sy ishte festa e sulmuesit prizrenas duke bërë nderime ushtarake.

E për këtë ka folur vet reprezentuesi i Kosovës, duke thënë se momentalisht golat dhe futbolli nuk vlen asgjë.

“Jemi duke jetuar në ditët kur golat dhe futbolli nuk vlejnë asgjë. Ushtarët janë heronj janë martirizuar në Iblid, iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre”, ka deklaruar Muriqi pas ndeshjes.

Tutje reprezentuesi kosovar ka vazhduar duke folur për luftë, teksa ka uruar që mos të ndodhin më vrasje.

“Kur kemi dal në fushë e kemi ditur se nuk do ta kemi të lehtë. Nganjëherë nuk mund t’i nxjerrim fjalët nga goja. Ka shumë gjëra në jetë më të rëndësishme se futbolli”.

“Shpresoj që mos të humbasim jetë të tjera. U dëshiroj të gjithë njerëzve dhe ushtarëve tanë jetë të gjatë, shpresoj të jetojmë pa telashe dhe pa incidente”, tha Muriqi.

Krejt në fund prizrenasi ka deklaruar se për të golat nuk vlejnë edhe aq.

“Për mua goli nuk do të thotë edhe shumë. E rëndësishme është që skuadra të fitoj dhe nuk ka rëndësi se kush shënon”, përfundoi Muriqi.

Barazimi në udhëtim te Antalyaspori e largon edhe më shumë Fenerbahcen nga gara për titull të kampionit, pasi tani ndodhen në pozitën e shtatë me 39 pikë, nëntë më pak se lideri Trabzonspor që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori