Vedat Muriqi i shënon Villarrealit, skuadra e tij drejt një fitoreje të madhe

Sulmuesi ynë Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të mirë, duke shënuar ndaj Villarrealit.
Ndeshja e vlefshme për javës e 22-të të La Liga, po del të jetë interesante, me Mallorcan që po fiton 4-2.
Golin e katërt në këtë takim e shënoi pikërisht Vedat Muriqi.
Zhvillohej minuta e 63-të, kur Antonio Raillo uli një top bukur për Muriqin i cili me të majtën shënoi për 4-2.
Ky ishte goli i nëntë në La Liga për sulmuesin tonë, i cili ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































