LAJMI I FUNDIT:

Golin ndaj Basaksehirit, Vedat Muriqi ia dedikon një miku që i vdiq nga tërmeti në Turqi: Ai po më priste mua, kjo ishte vërtet e dhimbshme

Golin ndaj Basaksehirit, Vedat Muriqi ia dedikon një miku që i vdiq nga tërmeti në Turqi: Ai po më priste mua, kjo ishte vërtet e dhimbshme

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka treguar se goli i shënuar ndaj Basaksehirit ka një dedikim të veçantë.

Fenerbahce ka arritur të fitojë derbin e javës së 19-të në Superligën e Turqisë ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0.


Njëri nga më meritorët në këtë fitore të kryeqytetasve padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e dytë dhe të sigurisë.

Muriqi nuk ka të ndalur, pas suspendimit vjen menjëherë goli ndaj Basaksehirit
Lexo po ashtu Muriqi nuk ka të ndalur, pas suspendimit vjen menjëherë goli ndaj Basaksehirit

Ky gol i yllit prizrenas ka rëndësi të veçantë pasi ka thënë se ia dedikon një miku Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi të premten mbrëmë në Turqi.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.

“Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit”.

Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin
Lexo po ashtu Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin

“Kjo ishte vërtetë e dhimbshme”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

Ndryshe, ky ishte goli i 12-të për prizrenasin në Superligën e Turqisë, ndërsa është vetëm dy gola larg pozitës së para të golashënuesve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori