LAJMI I FUNDIT:

Vdes shkrimtari i famshëm spanjoll, Carlos Ruiz Zafón

Vdes shkrimtari i famshëm spanjoll, Carlos Ruiz Zafón

Vdes në moshën-55 vjeçare, shkrimtari për të cilin thuhet se është autori më i lexuar spanjoll që nga Servantesi, ishte diagnostifikuar me kancer.

Carlos Ruiz Zafon, vdiq të premten në shtëpinë e tij në Los Angjelos, njoftoi botuesi i tij nga ‘Planeta’.


Sipas raportimit te mediave në gjuhën spanjolle, Ruiz Zafón kishte vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë gjatë dy viteve te fundit.

‘Planeta’ e quajti atë “një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë”. Ndërsa, Pedro Sánchez, kryeministri spanjoll, ka shkruar ne Twitter: “Kemi humbur një nga shkrimtarët më të lexuar dhe më të admiruar në botë”

Autori i tetë romaneve, duke përfshirë “Hija e jetës”, “Loja e Engjëllit” dhe “Labirinthet e shpirtit”, u përkthye në më shumë se 40 gjuhë. Librat e tij janë shitur në më shumë se 38 milionë kopje në të gjithë botën.