LAJMI I FUNDIT:

Vdes Niki Lauda, tri herë kampion bote në Formula 1

Vdes Niki Lauda, tri herë kampion bote në Formula 1
Niki Lauda (Foto by Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Ish-shoferi i Formula 1 dhe kampioni i trefisht botëror, Niki Lauda ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Austriaku vdiq gjatë mbrëmjes së kaluar, tetë muaj pas bërjes së transplantit të mushkërive.


“Me trishtim të thellë, ne njoftojmë se Niki ynë i dashur ka vdekur në mënyrë paqësore me familjen e tij të hënën”, shkruan në deklaratën e familjes, sipas agjencisë së shtypit austriak.

“Arritjet e tij unike si sportist dhe sipërmarrës, ngulmimi i tij i palodhshëm për veprim, drejtësi dhe guximi do të mbeten përgjithmonë. Një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne, ai ishte një bashkëshort i dashur , baba dhe gjysh larg publikut”, shkruan më tutje në njoftim.

Niki Lauda (Foto by Adrian Murrell/Getty Images/Guliver)

Lauda, i cili fitoi titujt në vitin 1975, 1977 dhe 1984, ishte i admiruar dhe i respektuar në F1 pas një karriere të jashtëzakonshme, gjatë së cilës fitoi dy tituj me Ferrarin dhe një me McLarenin.

Ai u kthye në gara pas një aksidenti të tmerrshëm që i dogji rëndë një pjesë të trupit në vitin 1976. Ai mori pjesë në 171 gara dhe fitoi në 25 sosh.

Lewis Hamilton dhe Niki Lauda (Foto by Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Austriaku ishte një shofer i jashtëzakonshëm, trim dhe i pakompromis, por me gjykim të shkëlqyer. Ai u lind në vitin 1949 dhe ndoqi një karrierë në gara me vetura të shpejta përkundër mos miratimit të familjes së tij. Ai debutoi si pilot në vitin 1971.

Austriaku mori një rol udhëheqës menaxhues në Ferrari në vitin 1993 dhe ishte drejtor i ekipit të Jaguarit në mes të 2001 dhe 2002.

Lauda ishte po aq element vital në F1 në pjesën e fundit të jetës së tij, ashtu siç kishte qenë gjatë kulmit së tij të karrierës.

Niki gjithashtu ndoqi në mënyrë aktive intereset biznesore duke përfshirë linjat ajrore të tij dhe vazhdoi të ketë rol të lartë në menaxhimin e F1 dhe së fundi si kryetar jo-ekzekutiv në Mercedes gjersa që nga viti 2012 e ndihmoi Lewis Hamiltonin drejt sukseseve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori