LAJMI I FUNDIT:

Vdes 41-vjeçari që ishte plagosur para një jave në Pejë

Vdes 41-vjeçari që ishte plagosur para një jave në Pejë

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi i cili para një jave ishte plagosur me armë zjarri në një lokal në fshatin Kryeshec të Pejës.

Policia njofton se viktima është I.G., 41-vjeçar.


Bashkë me të ndjerin, në këtë rast lëndime nga arma e zjarrit kishte pësuar edhe një person tjetër.

Plagosje me armë zjarri në Pejë - policia jep detaje
Lexo po ashtu Plagosje me armë zjarri në Pejë - policia jep detaje

“Ndërsa viktima tjetër F. G. 1992 ishte lënduar lehtë dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari J.G. (1977)”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të tij, me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

"Viktimat po qëndronin në terasën e një lokali", detaje nga tentim-vrasja e mbrëmshme në Pejë
Lexo po ashtu "Viktimat po qëndronin në terasën e një lokali", detaje nga tentim-vrasja e mbrëmshme në Pejë

“Sot me datë 05.07.22 rreth orës 12:00 Policia është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë se viktima I.G. 1981 ka ndërruar jetë”.

Në konsultim me Prokurorin e shtetit, rasti nga “Vrasje në tentativë” është rikualifikuar në “Vrasje të rëndë”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori