LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Kobe Bryant, kërkohet ekzaminim psikiatrik për bashkëshorten e legjendës sё Lakers

Vdekja e Kobe Bryant, kërkohet ekzaminim psikiatrik për bashkëshorten e legjendës sё Lakers

Aksidenti me helikopter, që vrau Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gigi, më 26 janar të vitit 2020, vazhdon të ngjallë përplasje mes bashkëshortes së ish-lojtarit të Lakers dhe kompanisë që zotëronte mjetin fluturues, në bordin e të cilit në momentin e rrëzimit humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë.

Vanessa Bryant vendosi të padiste Los Angeles County, pasi disa agjentë morën fotografi të aksidentit pa leje dhe i përdorën për arsye personale. Tani është mbrojtja e Qarkut të Los Angelesit, që ka vendosur të kundërpërgjigjet duke kërkuar që bashkëshortja e Brynat t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.


Me këto dëshmi, mbrojtja e Qarkut në Kaliforni do të përpiqet të dëshmojë se Vanessa pësoi depresion dhe ankth emocional për shkak të humbjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj dhe jo për shkak të fotove që u zbuluan.

‘Dita Mamba’ u shënua në mënyrë të veçantë, të gjitha foshnjat e porsalindura morën dhurata për nder të Kobe Bryant
Lexo po ashtu ‘Dita Mamba’ u shënua në mënyrë të veçantë, të gjitha foshnjat e porsalindura morën dhurata për nder të Kobe Bryant

Sipas USA Today, mbrojtja e Los Angeles County po kërkon një urdhër gjykate për të siguruar të dhënat mjekësore si pjesë të mbrojtjes.

“Qarku paraqet këtë mocion për t’i detyruar paditësit që t’i kryejnë këto teste, të cilat janë të nevojshme për të vlerësuar ekzistencën, shtrirjen dhe natyrën e dëmtimeve të pretenduara emocionale. Paditësit nuk mund të pretendojnë se vuajnë nga depresioni, ankthi dhe shqetësime të rënda emocionale dhe më pas të refuzojnë provat për të mbështetur këto pretendime”, thekson avokati mbrojtës i Qarkut të Los Angelesit në deklaratën e tij.

Vanessa Bryant më në fund gjen zgjidhje me kompaninë e helikopterëve që e paditi për shkaktimin e vdekjes së burrit dhe të vajzës së saj
Lexo po ashtu Vanessa Bryant më në fund gjen zgjidhje me kompaninë e helikopterëve që e paditi për shkaktimin e vdekjes së burrit dhe të vajzës së saj

“Ata nuk mund të vuajnë nga shqetësimet për fotografitë e vendit të rrëzimit, që ata kurrë nuk i kanë parë dhe që nuk janë publikuar kurrë”.

“Paditësit po kërkojnë dhjetëra miliona dollarë për t’i kompensuar për dëmtimet e tyre të supozuara mendore dhe emocionale. Ekzaminimet mjekësore do të ndihmonin në vlerësimin e ekzistencës, shtrirjes dhe gjetjen e shkakun të dëmtimit të pretenduar”, thuhet më tej në deklaratën e lëshuar nga avokatët mbrojtës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori