LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ‘lufta’ mes Kurtit dhe sindikatave- ku është filli i mospajtimeve?

Vazhdon ‘lufta’ mes Kurtit dhe sindikatave- ku është filli i mospajtimeve?

Tash e disa javë po vazhdojnë diskutimet e mospajtimet mes sindikatave të Kosovës në njërën anë dhe kryeministrit Albin Kurti e Qeverisë në tjetrën anë.

Përplasjet e javëve të fundit, vijnë pasi muaj me radhë sindikatat kishin kërkuar takim me kryeministritn për t’i paraqitur kërkesat e tyre, ndërkaq ky i fundit deklaroi se duhet të ketë edhe ndryshime nëpër sindikata.


Diskutimet e debatetet në distancë filluan të ashpërsohen, kur Blerim Syla dhe Ymer Ymeri zbuluan detaje të takimit me kryeministrin gjatë Qeverisë Kurti 1.

Sipas tyre gjatë këtij takimi Kurti i kishte akuzuar se kanë bërë marrëveshje me PAN-in gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2017.

Ndikimet në sindikata u përmendën edhe gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës. Kryeministri Kurti i pyetur nga deputetët e opozitës për kërkesat e sindikatave tha se kryesindikalistët kanë nënshkruar memorandume në mes të fushatës zgjedhore me partitë që tashmë janë në opozitë.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij po ashtu tha se sindikalistët edhe janë rrahur gjatë privatizimit të ndërmarrjeve publike , duke shtuar se kjo dukuri ka elemente fashiste.

Fotografi nga takimi i kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e Sindikatave gjatë Qeverisë Kurti 1

“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur ndërmarrjet, i kanë mbrojtur vendet e punës, i kanë mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për atë gjë janë rrahur nga grupet e caktuar që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv dhe këto po që janë elemente fashiste. Rrahja e sindikalistëve përgjatë privatizimit neoliberal është dukuri me elemente fashiste që nuk ka ndodhë vetëm te ne”, tha Kurti.

​Kurti për sindikatat: Në fushatë zgjedhore patën bërë memorandum me PAN-in
Lexo po ashtu ​Kurti për sindikatat: Në fushatë zgjedhore patën bërë memorandum me PAN-in

Tutje, Kurti shtoi se në vitin 2017, sindikalistët kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me PAN-in.

“Në anën tjetër keni sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017, midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in, pra nuk mund t’i fusim të gjithë kryesindikalistët e degëve të ndryshme në të njëjtin thes. Kemi pasur të tillë që kanë qenë punëtorë e kryepunëtor dhe i kanë mbrojtur punëtorët e ndërmarrjet dhe kemi pasur të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhët e punëtorëve. Gabim më të madh se sa të flasësh e t’i trajtosh njësoj këta nuk ka”, tha Kurti.

Kurse, përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, kishte zbuluar detaje nga takimi që kanë pasur përfaqësuesit e sindikatave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte qeveria Kurti 1.

Sipas Ymerit, gjatë këtij takimi ka pasur tensione, fillimisht në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla për një marrëveshje të nënshkruar më herët.

Ymeri: Kurti i quajti fashiste partitë PDK-AAK dhe përmendi takimin e SBASHK-ut në atë kohë me Kadri Veselin, Bujën dhe Hoxhajn
Lexo po ashtu Ymeri: Kurti i quajti fashiste partitë PDK-AAK dhe përmendi takimin e SBASHK-ut në atë kohë me Kadri Veselin, Bujën dhe Hoxhajn

“Takimi ka qenë i pari kur ka marrë qeverisjen për herë të parë. Kam qenë edhe unë bashkë me kryetarin Jasharaj. Ka qenë edhe Blerim Syla, dhe Bajram Tasholli i Sindikatës së Policisë. Në mes të bisedimeve ka qenë situatë e tensionuar, ashtu siç ka thënë Blerimi. Kryeministri e ka nxjerr një dokument, të cilin e ka nënshkruar Federata Sindikale e Shëndetësisë në atë kohë me PDK-në, AAK-në, dhe i ka thënë Blerimit, “Kqyre çfarë marrëveshje ke nënshkru me partitë fashisoide”, tha Ymeri për Telegrafin.

FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë, shihemi në grevë
Lexo po ashtu FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë, shihemi në grevë

Ymeri kishte thënë se kishte reaguar ndaj fjalëve të kryeministrit, por që ky i fundit ia kishte përmendur takimet me anëtarët e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori