LAJMI I FUNDIT:

FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë, shihemi në grevë

FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë, shihemi në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, albin Kurti, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se sindikalistët që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.

Përmes reagimit, nga FSSHK-ja kanë thënë se ajo që thotë kryeministri Kurti, nuk qëndron.


Tutje, ata thonë se Kurti po e njollos punën e tyre, duke tentuar të shpërqendroj opinionin nga kërkesa e tyre.

​Kurti për sindikatat: Në fushatë zgjedhore patën bërë memorandum me PAN-in
Lexo po ashtu ​Kurti për sindikatat: Në fushatë zgjedhore patën bërë memorandum me PAN-in

“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për  realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh”, thuhet në reagim.

Po ashtu, ata kanë publikuar edhe kërkesën e FSSHK-së adresuar Partive Politike të datës 22.05.2017 dhe Marrëveshje mirëkuptimi me PAN 01.06.2017.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj fjalimit të Kryeministrit Kurti të bërë sot dt.13.12.2021 gjatë mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për  realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!

Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:

Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike: LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD po ashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!

A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..! Dëshpërimesh, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.

Shihemi në Grevë!

Me respekt,

FSSHK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori