LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon drama e kastit të “Don’t Worry Darling” – Olivia Wilde insiston se e përjashtoi Shia Labeoufin nga filmi teksa aktori mohon pretendimet

Vazhdon drama e kastit të “Don’t Worry Darling” – Olivia Wilde insiston se e përjashtoi Shia Labeoufin nga filmi teksa aktori mohon pretendimet

Olivia Wilde ka dyfishuar pretendimet se ajo e pushoi Shia LaBeouf nga filmi “Don’t Worry Darling” për të mbrojtur aktoren kryesore në film,  Florence Pugh disa javë pasi aktori mohoi këto akuza dhe dha prova se ajo i ishte lutur të qëndronte.

Regjisorja 38-vjeçare mori një qëndrim të ashpër teksa i tha ‘Vanity Fair’ të enjten (8 shtator) se përgjegjësia e saj ishte ndaj aktores 26-vjeçare britanike, e cila pretendon se i tha asaj se nuk ishte rehat me sjelljen e aktorit 36-vjeçar.


“Përgjegjësia ime ishte ndaj saj. Unë jam si një ujk nënë. Bërja e telefonatës ishte e ndërlikuar, por në një farë mënyre ai e kuptoi. Nuk mendoj se do të kishte qenë një proces që ai e pëlqeu. Ai vjen në punën e tij me një intensitet që mund të jetë luftarak. Nuk ishte etika që kërkoj në prodhimet e mia”, shpjegoi regjisorja.

“Unë dua që ai të bëhet mirë dhe të evoluojë, sepse mendoj se është një humbje e madhe për industrinë e filmit kur dikush i talentuar nuk është në gjendje të punojë”, tha tutje ajo, shkruan DailyMail.

Më 26 gusht, LaBeouf mohoi pretendimet e Wilde se ai ishte shkarkuar nga filmi i saj “Don’t Worry Darling” për shkak të ‘energjisë së tij luftarake’ dhe në vend të kësaj insistoi që ai të largohej nga projekti.

Duke mbështetur pretendimet e tij, një video e Wilde u zbulua në internet të premten që tregon qartë se regjisorja i lutet LaBeoufit të qëndrojë me projektin dhe ajo lë të kuptohet për tensionet me Florence Pugh duke thënë se largimi i tij do të ishte një thirrje zgjimi’ aktoren.

Vetëm disa ditë më parë, Wilde dha një intervistë për ‘Variety’ ku tha se procesi i LaBeouf “nuk ishte i favorshëm për etikën që unë kërkoj në prodhimet e mia” pasi roli u riformua përfundimisht me të dashurin e saj tani Harry Styles.

Styles, 28 vjeç, luan personazhin Jack së bashku me yllin kryesor Pugh, i cili thuhet se ka pasur një ‘tension’ me LaBeouf.

Megjithatë, LaBeouf vazhdoi të ofrojë prova të supozuara që hedhin poshtë pretendimet e Wilde, duke përfshirë një email që ai i dërgoi regjisores dhe një video që ajo i dërgoi atij, që u zbulua më vonë në internet, duke dëshmuar se ai u largua nga filmi.

LaBeouf pretendon se ai “hoqi dorë nga filmi për shkak të mungesës së kohës së provës” më 17 gusht 2020 dhe i përcolli ‘Variety’ dy emaile që ai pretendon se i dërgoi së fundmi Wilde.

Në mesazhet e tij drejtuar Wilde, LaBeouf thotë: “Ti dhe unë të dy i dimë arsyet e largimit tim. E lashë filmin tuaj sepse unë dhe aktorët tuaj nuk gjetëm kohë për të bërë prova”.

Në email, ai i referohet marrëdhënies së tij të trazuar me këngëtaren FKA Twigs, e cila ka akuzuar aktorin për ‘dhunë seksuale’ në një padi, të cilën ai e ka mohuar, si dhe foli edhe për vajzën e tij Isabel, të cilën e ndan me partneren Mia Goth.

Disa burime në studio i kanë pohuar publikimit se LaBeouf ishte pushuar nga puna, ndërsa një tjetër tha se ishte për shkak të “njohjes kolektive që stili i aktrimit të LaBeouf nuk ishte i përshtatshëm për qasjen e Wilde si regjisore”.

‘Variety’ raporton se LaBeouf dërgoi pamjet e publikimit të bisedave të tij me Wilde, të cilat pretendojnë se ata u takuan personalisht për të diskutuar daljen e tij nga projekti.

LaBeouf më pas pretendon se ai ‘zyrtarisht’ u largua nga filmi të nesërmen pas bisedës së tyre në gusht 2020.

LaBeouf thuhet se i dha ‘Variety’ një video që Wilde dyshohet se i dërgoi atij në 19 gusht 2020, dy ditë pasi ai thuhet se ka dhënë dorëheqjen.

‘Variety’ pretendon se në video Wilde dëgjohet duke thënë se ajo ‘nuk është ende gati të heqë dorë nga kjo’, pasi duket se i lutet aktorit që ta rimendojë.

Më pas thuhet se Wilde aludon për tensionin midis LaBeouf dhe yllit kryesor Florence Pugh, e cila luan Alice, gruan e Jack.

“Ndjehem sikur nuk jam gati të heq dorë nga kjo ende, dhe edhe mua më është thyer zemra dhe dua ta kuptoj këtë”, dyshohet se thotë Wilde në video.

Në një email drejtuar Wilde, LaBeouf pranon marrëdhënien e tij me këngëtaren britanike FKA Twigs, ku shkruan: “Dështimet e mia me Twigs janë thelbësore dhe reale, por ato nuk janë narrativa siç është paraqitur”.

Twigs – emri i vërtetë Tahliah Debrett Barnett – akuzoi LaBeouf në një padi se i dha asaj një sëmundje seksualisht të transmetueshme me vetëdije dhe gjithashtu e akuzoi atë për ‘abuzim të pamëshirshëm’, duke përfshirë dhunën seksuale, sulmin dhe shkaktimin e shqetësimit emocional. Aktori i ka mohuar pretendimet.

LaBeouf iu përgjigj intervistës së Wilde, ku ajo gjithashtu kritikoi ish-të fejuarin e saj Jason Sudeikis për faktin se i shërbeu në mënyrë famëkeqe letrat e kujdestarisë së saj para një publiku të madh ndërsa ishte në skenë në CinemaCon 2022 në prill.

Aktorja e quajti incidentin e shëmtuar ‘një sulm në vendin e saj të punës’, por tha se nuk ishte e befasuar që ndodhi sepse kishte një ‘arsye’ që u largua nga ajo marrëdhënie.

Olivia dhe Jason, të cilët u takuan për herë të parë në vitin 2011, kanë dy fëmijë së bashku – Otisin tetë vjeç dhe Daisy pesëvjeçare.

Katër muaj më parë, Olivia ishte në skenë në eventin ComicCon në Las Vegas për të promovuar filmin e saj “Don’t Worry Darling” kur asaj iu zu pritë me një peticion nga Jason – i cili donte që fëmijët e tyre të jetonin me të në New York.

Aktorja kritikoi ish të fejuarin e saj për mënyrën se si ndodhi, teksa i tha Variety në kopertinën e saj: “Ishte vendi im i punës. Në çdo vend tjetër pune, do të shihej si një sulm”.

Në intervistën e re të ‘Vanity Fair’, Wilde nuk u përmbajt teksa trajtoi thashethemet që kishin tradhtuar ish të fejuarin Jason Sudeikis me Harryn përpara se t’i jepnin fund fejesës së tyre shtatëvjeçare në vitin 2020.

Kasti i filmit më të ri “Don't Worry Darling” përfliten për konflikte mes vete - përfshihen në polemika të ndryshme
Lexo po ashtu Kasti i filmit më të ri “Don't Worry Darling” përfliten për konflikte mes vete - përfshihen në polemika të ndryshme

Në përgjigje të spekulimeve të publikut se ajo ishte jobesnike ndaj partnerit të saj prej shumë kohësh, regjisorja këmbënguli se ‘marrëdhënia e tyre kishte përfunduar shumë kohë përpara’ takimit me yllin e popit në xhirimet e filmit të saj të mbushur me drama “Don’t Worry Darling”.

“Ideja e kotë që e lashë Jason për Harryn është krejtësisht e pasaktë”, tha ajo për revistën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori