Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një operacion kundër mallrave të kontrabanduara.

Aksioni aktualisht është duke u zhvilluar në Zveçan, ku siç raportohet situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës.

Operacion i madh i Policisë në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë- goditet rrjeti i kontrabandës Operacion i madh i Policisë në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë- goditet rrjeti i kontrabandës

Qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në këtë komunë, ndërkaq policia është duke përdorur gaz lotsjellës.

Policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës.

Serbët në veri të Mitrovicës kundërshtojnë operacionin antikontrabandë, sulmojnë me gurë policinë Serbët në veri të Mitrovicës kundërshtojnë operacionin antikontrabandë, sulmojnë me gurë policinë

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/