LAJMI I FUNDIT:

I vazhdohet paraburgimi Gafur Dugollit (Video)

I vazhdohet paraburgimi Gafur Dugollit (Video)

Shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, me propozim të Prokurorit Publik, Gjykata Themelore në Shkup i ka vazhduar masën e paraburgimit të shkurtër edhe për 48 orë shtesë, me arsyetimin se po bëjnë vërtetimin e identitetit.

“Ndaj këtij vendimi të Gjykatës, avokati mbrojtës ka parashtruar ankesë e cila në afatin e paraparë me ligj i është dorëzuar Këshillit Penal të gjykatës së lartpërmendur e cila ka hedhur poshtë ankesën si të pabazë dhe ka konfirmuar vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, deklaruan nga Gjykata Themelore në Shkup.


Nga Ministria e Drejtësisë vazhdojnë të heshtin. Nga ky dikaster i cili udhëhiqet nga Adnan Jashari kuadër i BDI-së nuk japin detaje se nëse Gafur Dugolli do të ekstradohet në Serbi apo do të lëshohet i lirë.

Avokati mbrojtës i Dugollit vazhdon të këmbëngul se veprimi i autoriteteve të Maqedonisë është i padrejtë, pasi ekziston një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka arsye që të zbatohet një urdhër-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.

Ndërkohë në Prishtinë është organizuar një protestë para Ambasadës së Maqedonisë ku u kërku a lirimi i menjëhershëm i Gafur Dugollit. “Kujdes! Maqedoni mos luaj lojëra të pista!”, “Krime bëri Serbia, jo UÇK-ja”, “Mos na i rihapni plagët”, ishin vetëm disa nga porositë që u vërejtën në pankartat e protestuesve para ambasadës maqedonase.

Shefi i Protokollit në Ministrinë e FSK-së, Gafur Dugolli të premten e kaluar ka ardhur në Maqedoni për të marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është arrestuar nga autoritetet maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë për krime lufte në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori