LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Bullgaria duhet të merr shembull çështjen Maqedoni – Greqi e cila rezultoi me “Marrëveshjen e Prespës”

Varhelyi: Bullgaria duhet të merr shembull çështjen Maqedoni – Greqi e cila rezultoi me “Marrëveshjen e Prespës”

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi përmes një video fjalimi në kuadër të panelit “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rinovuar dhe e integruar ekonomikisht?”, u bë pjesë e Forumit të Prespëes për Dialog të mbajtur në Ohër.

Ai tha se njejtë si arritja e marrëveshjes së Prespës ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pret që edhe Bullgaria të bëj të njejtin veprim.

“Sot, ndërsa festojmë përvjetorin e katërt të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, është e rëndësishme të theksohet se derisa Greqia dhe Maqedonia e Veriut ishin në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjen e tyre dhe ta zgjidhin atë me marrëveshje reciproke, ne presim që Bullgaria të shtojë përpjekjet e saj dhe të bëjë e njëjta gjë”, tha Komisioneri i BE-së Varhelyi.

Varhelyi theksoi se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se krerët e BE shprehën unanimisht mbështetjen për perspektivën evropiane të rajonit dhe se bashkëpunimi me partnerët e Ballkanit Perëndimor ishte zgjedhja gjeopolitike e BE-së.

“Këto janë kohë të vështira për ekonomitë tona, fillimisht përballemi me pandeminë e Covid-19, pastaj përballemi me agresionin ushtarak rus në Ukrainë. Pasojat e luftës janë të dukshme në rajonin e gjerë. Çmimet e larta të energjisë janë sfida me të cilat përballemi globalisht. Ju siguroj se Ballkani Perëndimor mbetet prioriteti ynë, kjo është arsyeja pse ne kemi përfshirë Ballkanin Perëndimor në politikat tona për të lehtësuar mungesën e gazit dhe ushqimit. Ne do të reduktojmë varësinë tonë nga karburantet fosile ruse, për shembull duke marrë pjesë në Platformën Evropiane të Energjisë. Ne kemi përfshirë gjithashtu Ballkanin Perëndimor dhe në programin për gatishmërinë për krizën ushqimore për të koordinuar disponueshmërinë e ushqimit”, tha Varhelyi.

Komisioneri potencoi gjithashtu se plani i investimeve për Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë më shumë se 30 miliardë euro gjatë shtatë viteve të ardhshme, me qëllim që të rrisë ekonominë e rajonit në dy përqind dhe të përshpejtojë integrimin.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori