LAJMI I FUNDIT:

Varane zgjedh bashkëlojtarin më të mirë dhe kundërshtarin më të fortë ndonjëherë

Varane zgjedh bashkëlojtarin më të mirë dhe kundërshtarin më të fortë ndonjëherë

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane është pyetur për bashkëlojtarin më të mirë ndonjëherë dhe kundërshtarin më të fortë, ndërsa nuk ka hezituar të përgjigjet.

Varane është njëri nga lojtarët më të trofeshëm evropian dhe kjo vjen për shkak të një dekade të kaluar te Real Madridi.


Gjatë kohës së kaluar te Real Madridit, por edhe tani te Unitedi, Varane ka pasur bashkëlojtar të mirë, por edhe kundërshtar të fortë.

Varane tregon nëse është penduar që u largua nga Real Madridi te Man Utd
Lexo po ashtu Varane tregon nëse është penduar që u largua nga Real Madridi te Man Utd

Dhe kjo është pikërisht pyetje që i është bërë francezit nga Goal.com, për të zgjedhur dy më të mirët, bashkëlojtarin dhe kundërshtarin.

Francezi ka lavdëruar bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

“Cristiano Ronaldo, lojtari më i mirë, profesionisti më i mirë, thjesht më i miri”, ka thënë shkurtimisht Varane për Goal.

Mbrojtësi i Unitedit ka emëruar superyllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, si kundërshtarin më të vështirë që ai ka hasur.

“Messi. Leo Messi sepse ai është shumë i shpejtë, një sulmues shumë i mirë, këmbë e majtë shumë e mirë, një lojtar shumë shumë i mirë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/