LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Hudgens ndahet nga i dashuri i saj, Austin Butler pas tetë vitesh njohje së bashku

Vanessa Hudgens ndahet nga i dashuri i saj, Austin Butler pas tetë vitesh njohje së bashku
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler (Foto: Jacopo Raule/Getty Images for Luisaviaroma)

Është një fillim i diçkaje të re për aktoren e famshme amerikane, Vanessa Hudgens.

Ajo dhe i dashuri i saj, Austin Butler, janë ndarë pas më shumë se tetë vitesh së bashku, ka thënë një burim për People.


Aktorja e “Bad Boys for Life”, 31-vjeçare, dhe aktori i “Once Upon a Time… in Hollywood”, 28-vjeç, njoftuan romancën e tyre së pari në vitin 2011.

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Fansat spelukuan për ndarjen e çiftit në Natën e Vitit të Ri dhe për Krishtlindje pasi ata nuk u panë së bashku duke festuar.

Por, Hudgens e uroi publikisht partnerin e saj për ditëlindje në gusht të vitit të kaluar. “Urime ditëlindjen dashuria ime, për gjysmën time tjetër dhe përkrahësin tim më të madh. 28-ta do jetë zjarr”, shkroi Vanessa në Instagram.

Dyshja një kohë ishin në distancë nga njëri-tjetri pasi xhiruan filmat në vende të ndryshme.

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler (Foto: Jacopo Raule/Getty Images for Luisaviaroma)

E pyetur se cili ishte çelësi i kësaj lidhjeje të suksesshme, Vanesa tha: “Komunikimi është çelësi. Gjithmonë thuaje atë që mendon, duhet të jesh e hapur”.

Hudgens më parë ka qenë në një lidhje dashurie me bashkëpuntorin nga “High School Musical”, Zac Efron. /Telegrafi/