LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal tregon se kush është favorit për titull

Van Gaal tregon se kush është favorit për titull

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, thotë se Leicester City është favoriti për të fituar titullin e Premier Ligës këtë sezon.

“Dhelprat” janë në formë të shkëlqyeshme sivjet dhe prijnë në tabelë me dy pikë para pozitës së dytë, Tottenhamit, me 11 ndeshje të mbetura.


“Gjithmonë numri një ka më së shumti shanse. Ky është Leicesteri. Tottenhami po luan shumë mirë. Ata kanë shanse të mëdha. Të dy skuadrat do të luajnë kundër nesh”, ka thënë holandezi, transmeton koha.net.

Nëse United mposht Watfordin dhe rivali lokal City humb nga Liverpooli të mërkurën, “Djajtë e Kuq” barazohen me pikë me “Qytetarët”.