LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal: E doja Lewandowskin te Unitedi dhe ai e donte transferimin, por Bayerni bllokoi gjithçka

Van Gaal: E doja Lewandowskin te Unitedi dhe ai e donte transferimin, por Bayerni bllokoi gjithçka

Ish-menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal ka pranuar se kishte shpresuar të nënshkruante me sulmuesin Robert Lewandowski ndërsa ishte në krye të klubit anglez.

29-vjeçari Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka shënuar 142 gola nga 184 ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munichun që kur ai u bashkua me klubin në vitin 2014.


Golat e tij të shumtë dhe vazhdimësia në lojë kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të duan shërbimet e tij.

Real Madrid dhe Lewandowski arrijnë marrëveshje?
Lexo po ashtu Real Madrid dhe Lewandowski arrijnë marrëveshje?

Para disa ditësh u përfol për një arritje të marrëveshjes mes polakut dhe Real Madridit, por më vonë u mohua një gjë e tillë.

Tani në pah ka dal edhe ish-trajneri i Djajve të Kuq, Van Gaal, i cili ka theksuar se donte ta transferonte në Old Trafford, teksa edhe sulmuesi donte një transferim.

“Ai është aktualisht sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht trajneri holandez për Bild.

Van Gaal: Bayern Munich është klub i vërtet, për dallim nga Manchester United
Lexo po ashtu Van Gaal: Bayern Munich është klub i vërtet, për dallim nga Manchester United

“Gjithashtu kam dashur të stërvitem me Lewandowskin dhe ai donte ta merrja atë në Manchester United”.

“Çmimi nuk ishte një problem për Manchester Unitedin, por Bayerni nuk donte ta linte të largohej”, përfundoi Van Gaal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori