Virgil van Dijk ka thënë se Holanda e tij do të ketë përball një Portugali të madhe, e cila nuk është vetëm Cristiano Ronaldo.

Holandë mposhti Anglinë me rezultat 3-1 të enjten duke rezervuar një vend në finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë.

Van Dijk, konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të botës, dhe Ronaldo, ndoshta lojtari më i mirë në planet, dhe do të jetë një përballje e fortë të dielën.

Portugali – Holandë, finalja e madhe e Ligës së Kombeve ekskluzivisiht në IPKO Portugali – Holandë, finalja e madhe e Ligës së Kombeve ekskluzivisiht në IPKO

Por, ylli i Liverpoolit ka thënë se Portugalia është më shumë sesa vetëm Ronaldio, i cili shënoi një het-trik në fitoren e tyre në gjysmëfinale ndaj Zvicrës.

Virgil van Dijk (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Ne do të përballemi me një Portugali të madhe, jo vetëm ndaj Cristiano Ronaldos, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Jam duke kërkuar për të luajtur këtë finale me këtë ekip, dhe do të japim gjithçka që mundemi për të shpresuar që ta marrin atë trofe në fund dhe të bëjmë të gjithë krenarë”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/