LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk arsyeton ndërhyrjen e tij ndaj Mertens

Van Dijk arsyeton ndërhyrjen e tij ndaj Mertens
Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, arsyetohet se ndërhyrja e tij ndaj sulmuesit të Napolit, Dries Mertens, ishte normale dhe pa qëllim për lëndimin e tij.

Xhiron e botës në rrjetet sociale e bëri fotoja ku Van Dijk shihet duke ndërhyrë në formë brutalë ndaj sulmuesit belg të Napolit.


Van Dijk u ndëshkua me karton të verdhë, por shumë menduan se ky ishte karton i kuq i cili nuk u dha dhe ndikoi në epilogun e këtij takimi.

“Nuk mendoj se ishte një ndërhyrje e keqe”.

“Fatkeqësisht e preka atë, por kurrë nuk kam dashur që ta lëndoj atë ose diçka tjetër”.

“Unë e pata topin dhe natyrisht se për shkak të fushës së lagësht kam rrëshqitur dhe e kam prekur atë, por ky është futbolli”, deklaroi Van Dijk.

Vet Carlo Ancelotti ka thënë pas ndeshjes se Liverpooli është dashur të luajë me një lojtar më pak në teren pas asaj ndërhyrje.

Liverpooli siguroi kualifikimin me fitoren prej 1-0 ndaj Napolit. /Telegrafi/