LAJMI I FUNDIT:

Van de Beek mund të quhet lojtar i Crystal Palaces

Van de Beek mund të quhet lojtar i Crystal Palaces

Donny van de Beek duket se më në fund do të shpëtojë nga bankina e Manchester United.

Mesfushori holandez ka kohë që po e kërkon largimin nga Djajtë e Kuq, mirëpo deri më tani nuk ka pasur sukses.


Por, sipas asaj që raporton FootMercato, Van de Beek po e kompleton marrëveshjen me rivalin e United në Ligën Premier, Crytal Palace.

Kalimi i tij te The Eagles raportohet të jetë kompletuar 90 për qind dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla.

Ende nuk dihet nëse marrëveshja është huazim deri në fund të sezonit apo shitje permanente.

Van de Beek nuk është në planet e Manchester United dhe largimi i tij pritet të jetë përfundimtar. /Telegrafi/