LAJMI I FUNDIT:

Van Damme nuk i braktis ushtrimet, edhe në moshën 59 vjeçare ruan fizikun muskuloz

Van Damme nuk i braktis ushtrimet, edhe në moshën 59 vjeçare ruan fizikun muskuloz
Jean-Claude Van Damme (Foto: Screenshot/Instagram/jcvd)

Përkundër se është 59 vjeçar, Jean-Claude Van Damme duket në formë të mrekullueshme fizike. Ikona e filmave aksion është fotografuar në Los Angeles duke u larguar nga një palestër.

Në njërën prej fotografive të realizuara nga paparacit, aktori shfaqet pa bluzë, ndërkohë që shihet se akoma kujdeset mirë për trupin e tij.

Nuk është habi pse Van Damme akoma e ka nofkën ‘Muskujt nga Brukseli’. Ngjashëm si yjet tjera hollivudiane, edhe ai ka mjaft kohë të lirë në këtë periudhë, të cilën ia kushton palestrës dhe stërvitjeve.

(Foto: Lese/Bam/BackGrid)

“Me kalimin e viteve jeni më të mençur, por për trupin duhet të bëni më shumë. Është njësoj se me automjetet. Nëse e vozitni gjatë, duhet të bëni servis më të madh. Më e rëndësishme është që të kujdeseni ruani formën, pastaj mund t’i bëni të gjitha”, ka sqaruar aktori.

Tregimi për 'Tong Po' - miku i fëmijërisë së Van Damme, me të cilin ndoqën ëndrrën hollivudiane dhe luajtën bashkë në shumë filma
Lexo po ashtu Tregimi për 'Tong Po' - miku i fëmijërisë së Van Damme, me të cilin ndoqën ëndrrën hollivudiane dhe luajtën bashkë në shumë filma

Ndryshe, Van Damme është i njohur për aftësitë e tij në artet marciale dhe këtë e ka dëshmuar në filmat shumë të suksesshëm, si “Bloodsport” (1988), “Cyborg” (1989), “Kickboxer” (1989), “Lionheart” (1990), “Death Warrant” (1990), “Double Impact” (1991), “Universal Soldier” (1992), “Nowhere to Run” (1993), “Hard Target” (1993) “The Quest” (1996) e shumë të tjerë.

Në një prononcim gjatë këtij viti, 59-vjeçari ka thënë se dëshiron ta bëjë një film të fundit epik për artet marciale. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram/jcvd)

(Foto: Screenshot/Instagram/jcvd)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori