LAJMI I FUNDIT:

Van Basten zgjedh dy lojtarët që i ngjajnë më shumë – thotë se do të ishte më i mirë se Ronaldo nëse do të luante gjatë

Van Basten zgjedh dy lojtarët që i ngjajnë më shumë – thotë se do të ishte më i mirë se Ronaldo nëse do të luante gjatë

Ish-sulmuesi i nivelit botëror dhe tri herë fituesi i ‘Topit të Artë’, holandezi  Marco Van Basten, ka folur për lojtarët që i ngjajnë atij në stilin e lojës që kishte. 

Në një prononcim të fundit, Van Basten komentoi futbollistët e kësaj epoke, ku theksoi se Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski janë lojtarët që i ngjajnë më shumë, por shtoi  se nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se portugezi.


Van Basten kishte lënë futbollin në moshën 28 vjeçare, kur luante te Milani në kulmin e karrierës.

“Lojtarët si unë në ditët e sotme? Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se i afrohem kësaj. Veç se ai është fizikisht më i fortë se unë. Ai është 38 vjeç dhe ende aktiv.

Marco van Basten, gjeniu elegant: Vrasësi para porte që rivalizonte Maradonën dhe e mbylli karrierën në moshën 28 vjeç
Lexo po ashtu Marco van Basten, gjeniu elegant: Vrasësi para porte që rivalizonte Maradonën dhe e mbylli karrierën në moshën 28 vjeç

“Por do të më pëlqente të shihja se si do të shkonin gjërat nëse do të kisha luajtur deri në moshën 38-vjeçare, mendoj se do të kisha qenë më i mirë”, ka thënë Van Basten.

Van Basten vlerësohet shumë si një nga më të mëdhenjtë e futbollit pas një karriere të jashtëzakonshme. Ai ishte një sulmues shënues, pasi shënoi 125 gola në 201 ndeshje për AC Milan dhe 152 gola në 172 ndeshje për Ajaxin.

“Mjellma e Utrechtit” ishte i njohur për elegancën e tij me top dhe teknikën akrobatike të shënimit të golave.

Formacioni me fituesit e Topit të Artë ndër vite që përfshinë në total 28 çmime
Lexo po ashtu Formacioni me fituesit e Topit të Artë ndër vite që përfshinë në total 28 çmime

Ai fitoi Topin e Artë tre herë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori