LAJMI I FUNDIT:

Valverde i zhgënjyer me situatën e Herreras

Valverde i zhgënjyer me situatën e Herreras

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde po përballet me zhgënjimin në ndjekjen e mesfushorit të Manchester Unitedit, Ander Herrera.

Dyshja spanjolle kanë punuar së bashku në Athletic Bilbao dhe kanë shkëmbyer lëvdata përmes mediave këtë sezon.


Me Herreran që mbetet pa kontratë në qershor, ka pasur shpresë nga Valverde për ta sjellë atë në Barça vitin e ardhshëm.

Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Drejtuesit e gjigantit katalunas kishin plane për t’i ofruar mesfushorit spanjoll një marrëveshje para-kontratë.

Valverde-Herrera, gjatë kohës së tyre te Athletic Bilbao

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, Barca ka mësuar nga ndërmjetësit se Unitedi do të shfrytëzoj një klauzolë zgjatje 12-mujore në marrëveshjen e tij aktuale.

Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin
Lexo po ashtu Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin

Është sugjeruar se Barca nuk e ka përjashtuar duke u përpjekur përsëri, por tani do t’i kushtojë blerja e tij.

Për blerjen e Herreras interesohen edhe Atletico Madridi që e shohin si pasardhës të denjë të Gabit. /Telegrafi/