LAJMI I FUNDIT:

Valverde tregon pse e pushoi Messin, ndalet edhe te Lautaro Martinez

Valverde tregon pse e pushoi Messin, ndalet edhe te Lautaro Martinez

Trajneri i Barcelonës, ​​Ernesto Valverde ka thënë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe po ka një sezon të madh.

Gjigantët spanjollë takohen me Interin, nesër në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.


Interit i duhet patjetër fitorja, ndërsa Barcelona e ka siguruar vendin e parë dhe e ka pushuar Lionel Messin për këtë takim.

Lionel Messi. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Unë pres një Inter të shkëlqyeshëm. Ne po luajmë në San Siro, do të jetë një lojë e rëndësishme dhe e vështirë. Edhe pse jemi kualifikuar, duhet të jemi ndeshje konkurruese”.

“Ne nuk kemi fituar këtu në të kaluarën, por shpresojmë ta bëjmë këtë sezon. Do të ketë një atmosferë të shkëlqyeshme”.

“Zgjedhja [për ta lënë Messin në shtëpi] vjen nga shumë ndeshje radhazi dhe ne do të kemi shumë më tepër tjera, kështu që për këtë arsye e lashë në shtëpi”.

Arturo Vidal dhe Lionel Messi (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Nesër, portieri do të jetë Neto”, ka treguar trajneri.

Martinez është lidhur me katalanasit pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, dhe trajneri nuk e mban bëri sekret admirimin për të.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ka një sezon të shkëlqyeshëm. Ai është i shpejtë dhe i fortë. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm në ndeshjen e parë në Camp Nou”.

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“E di që ai është i kënaqur me [Romelu] Lukakun, ata kanë gjetur mekanizmin e duhur për të ndihmuar Interin. Por Inter ka kaq shumë lojtarë të mirë, Lautaro, Lukaku, [Milan] Skriniar… ”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori