LAJMI I FUNDIT:

Valverde lavdëron partneritetin Messi-Griezmann pas fitores ndaj Dortmundit

Valverde lavdëron partneritetin Messi-Griezmann pas fitores ndaj Dortmundit
Antoine Griezmann dhe Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde vlerësoi partneritetin midis Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit.

Luis Suarez, Messi dhe Griezmann të gjithë shënuan për nikoqirët në fitoren 3-1 të së mërkurës kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.


Griezmann zëvendësoi Ousmane Dembele, i cili pësoi një lëndim muskulor në minutën e 25-të të mërkurën mbrëma në Camp Nou.

Barcelona fiton me lojë të bukur nën regjinë e MSG – sigurojnë kualifikimin në 1/16
Lexo po ashtu Barcelona fiton me lojë të bukur nën regjinë e MSG – sigurojnë kualifikimin në 1/16

Inkuadrimi i yllit francez ngjalli lojën e Barcelonës, pasi Griezmann pati një partneritet të shkëlqyer me Messin dhe për këtë morën lëvdata nga trajneri.

“Ata kanë kaluar shumë orë së bashku, ata e kuptojnë mirë njëri-tjetrin”. ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.

Griezmann dhe Messi duke festuar njërin gol (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ata e dinë se ku duhet të jenë të pa markuar dhe kur të pasojnë, ata përkojnë lojën e tyre dhe e marrin atë mirë, sepse janë gjithashtu shumë të talentuar”.

Nota e lojtarëve, Barcelona 3-1 Borussia Dortmund: Shkëlqimi i Messit dhe nota 10
Lexo po ashtu Nota e lojtarëve, Barcelona 3-1 Borussia Dortmund: Shkëlqimi i Messit dhe nota 10

“Messi është një asistues i jashtëzakonshëm, ai e di se kur është koha kur të pasojë topin dhe me Griezmann ata mund ta kuptojnë mirë sepse ai bën vrapime shumë të mira dhe ato plotësojnë njëri-tjetrin”, përfundoi trajneri.

Triumfi ndaj Dortmundit siguroi kalimin e sigurt të Blaugranëve në fazën tjetër dhe konfirmoi statusin e tyre si fitues të grupit – që mund të jetë i rëndësishëm në shortin e muajit të ardhshëm. /Telegrafi/