LAJMI I FUNDIT:

Valve ndalon përgjithmonë nga ngjarjet e tyre dhjetë lojtarë profesionistë të Dota 2

Valve ndalon përgjithmonë nga ngjarjet e tyre dhjetë lojtarë profesionistë të Dota 2

Pak para fillimit të sezonit të ri me ngjarje të Dota 2, disa lojtarëve profesionist të Dota 2, u është ndaluar pjesëmarrja në ngjarje të organizuara nga Valve, për shkak se kanë shpërndarë llogaritë e tyre.

DPC 2023 ka nisur me kualifikime të hapura, lojtarë të ri dhe veteranë po përpiqen të arrijnë në kualifikimet e mbyllura, dhe disa po përpiqeshin të mashtronin sistemin që nga fillimi.


Më herët këtë mëngjes, kompania e video-lojërave Valve ndërmori veprime kundër 10 lojtarëve për ndarjen e llogarisë, duke përfshirë një anëtar të skuadrës së re të Virtus Pro.

Lajmi erdhi nga llogaria zyrtare e PGL në Twitter pasi organizatori ndau një listë të lojtarëve që u ndaluan nga ngjarjet e tanishme dhe të ardhshme të Valve.

Kamil “Koma” Biktimirov i Virtus Pro, Aslan “Paradise” Vadilov i NA’s Felt, Sergey “[T]SA” Timchenko i ish-B8 dhe Team Empire, Danil “iluzion” Grzhevka i Ancient Tribe dhe Viktor “SuperNova” Galichkin i HYDRA janë disa nga emrat më të njohur të cilët janë dënuar.

Përveçse nuk mund të marrin pjesë në ndonjë ngjarje të ardhshme të Valve, lojtarët në listë janë gjithashtu të ndaluar nga ngjarjet PGL.

Lojtarët u dënuan për ndarjen e llogarive dhe imitimin e lojtarëve të tjerë, që do të thotë se po përpiqeshin të ndihmonin skuadrat të kualifikoheshin duke luajtur fshehurazi për ta.

Gjithashtu, Valve e përjashtoi edhe lojtarin e Amerikës së Jugut, Gianluca “Migi” Mendoza, për trukim të ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori